Krerë politike nga e gjithë bota kanë vlerësuar lart figurën e monarkes britanike
Krerë politikë nga e gjithë bota kanë vlerësuar figurën e Mbretëreshës Elisabeth II për përkushtimin e saj në shërbim të monarkisë britanike.
Në shumë reagime theksohet, se me vdekjen e saj një epokë merr fund.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij e vlerësuan atë duke e quajtur më shumë se një monarke. “Ajo ishte monarkja e parë britanike, tek e cila njerëzit në të gjithë botën krijuan një lidhje personale të menjëhershme. Në një botë të ndryshimit të vazhdueshëm ajo ishte prezencë e përhershme, një burim i qetësisë dhe krenarisë për miliona britanike, edhe të atyre që nuk e njihnin këtë vend pa të.”-thuhet në një deklaratë të lëshuar.
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh drejtuar Charles, mbretit të ri të Britanisë së Madhe tha se Mbretëresha me të drejtë gëzonte dashurinë dhe respektin e nënshtetasve të saj, si dhe autoritetin në skenën botërore”, duke shtuar: Më lejoni t’ju kërkoj tj’u shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen e sinqertë anëtarëve të familjes mbretërore dhe të gjithë popullit të Britanisë së Madhe.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e vlerësoi Mbretëreshën për “përkushtimin e saj të patundshëm gjatë gjithë jetës në shërbim të popullit.” Ai e quajti atë një “mike të Kombeve të Bashkuara”.
Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Mbretëreshën duke theksuar se “ai e kujton atë si mike të Francës, një mbretëreshë me zemër të mirë, që ka lënë gjurmë të thella në vendin dhe në shekullin e saj.
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi në tëitter, se Elisabeth II ka qenë shembull dhe inspirim për miliona njerëz. Presidenti Xi shprehu ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e Mbretëreshës, njoftuan mediat shtetërore, duke theksuar: “Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Kinën.
Gjithashtu Papa Françesku e vlerësoi Mbretëreshën për shërbimin e palodhur për të mirën e popullit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shembullin e saj në përmbushjen e detyrimeve, dëshmi e patundur për besimin tek Jezu Krishti dhe shpresën e saj për premtimet e tij.
Klan News