Vdekja e senatorit John McCain shënon humbjen e një burri, një patrioti amerikan dhe një politikan i cili do të mbahet mend gjithmonë për shërbimin që i ka bërë vendit të tij. Vdekja e tij gjithashtu shënon lënien pas të një epoke të politikës amerikane, e cila në këto kohëra të vështira duket pothuajse e pandreqshme. McCain nuk do të donte ta dëgjonte këtë, por ai e dinte që kjo ishte e vërtetë.
Atributet në nder të senatorit të Arizonës që erdhën lum në orët e para pas vdekjes së tij, janë të merituara. Fjalët ndryshojnë nga njëra deklaratë në tjetrën, por të gjithë dëgjojnë diçka të njëjtë. John McCain ishte një figurë heroike që vuri vendin e tij mbi gjithçka, përpara partisë, përpara çdo gjëje tjetër. Nuk ishte një njeri i përsosur, siç e përsëriste shpesh edhe vetë, por të metat e bënin atë më autentik dhe një avokat më efektiv i kauzave që ai ndiqte.
Ai lindi dhe u edukua për të shërbyer, si biri dhe nipi i admiralëve të marinës, ai shërbeu me guxim dhe me bindje, ndonjëherë me kurajë dhe xhindosje, por pothuajse gjithmonë me humor dhe dashuri për ata që e shoqëruan në betejat e tij. Si një i burgosur lufte në veri të Vietnamit, ai nuk pranoi të braktiste shokët e tij të luftës kur iu dha mundësia. Nuk ishte në karakterin e tij për ta bërë këtë gjë dhe gjatë gjithë jetës së tij ai nuk pranoi të braktiste kauzat në të cilat ai besonte edhe në kohërat kur ai ishte i vetmi zë që dëgjohej.
Kampi i burgjeve të Vietnamit ishte një përvojë brutale dhe çnjerëzore që e la atë fizikisht të dobët gjatë gjithë jetës së tij. Megjithatë, edhe pse në dhimbje, ai vepronte me një energji të jashtëzakonshme, vazhdimisht në lëvizje, duke mos u kthyer kurrë pas, gjithmonë i etur për betejën e ardhshme. Ai përdori fjalimin e drejtpërdrejtë dhe sarkazmën për të ruajtur diplomacinë e tij dhe për të ç’armatosur të tjerët. Ai u quajt rebel për një arsye, por ky ishte një përkufizim shumë i ngushtë i asaj që ai në fakt ishte. Ai predikonte se njerëzit duhet të shërbejnë për një kauzë më të madhe se vetja e tyre dhe jetoi me atë që predikonte. Ai ishte shumë më shumë sesa një rebel.
Ai u përball me pengesa dhe bëri hapa pas. Në fund të viteve 1980, ai u përfshi në skandalin e njohur si “Keating Five”, një episod ndikimesh të pavlera, për të cilin ai më në fund u shfajësua. Kjo përvojë e la atë të shkatërruar për një farë kohe. Ai u poshtërua pasi u bë subjekt i hetimeve mbi etikën e Senatit. Më vonë ai do ta quante “një ngjarje për ta mbajtur mend”.
Ai humbi nominimin republikan në vitin 2000 në qeverinë e George W. Bush pas një fushate të mbrashtë në Karolinën e Jugut që e bëri atë të dyshonte në njeriun që ishte.
Pas përfundimit të fushatës së tij, ai bëri një udhëtim të gjatë pas në Karolinën e Jugut për të thënë se ndiente keqardhje që ai nuk kishte qëndruar i fortë me ata që bënin thirrje që flamuri i Konfederatës të hiqej nga Selia e Kongresit. Ai kishte bërë kompromise gjatë fushatës, në kohën që ai nuk ishte më shumë se një politikan konvencional që rrihte bindjet e tij në ndjekje të një rrethi të artë. Deklarata e tij e pendesës, ruhet ende si një dokument i shquar.
Kur Bush drejtonte Shtëpinë e Bardhë, McCain, me Senatorin e atëhershëm, Russ Feingold (D-Wis.) i imponoi Kongresit një projekt-reformë të financimit të fushatës, të kundërshtuar nga shumë kolegë të Partisë Republikane, dhe nga vetë Presidenti. McCain-it nuk i interesoi kjo gjë. Projektligji nuk zgjidhi problemet e mëdha financiare në politikë, por ishte fillimi i diçkaje që ndikoi fuqishëm në ndjeshmërinë e McCain.
Ai humbi presidencën në vitin 2008 në Senatin e atëhershëm. Një pjesë e trashëgimisë së McCain do të jetë zgjedhja e Sarah Palin, atëherë guvernatore e Alaskës, si partnerja e tij në kandidim. Ishte një vendim politik i marrë nga dëshpërimi. Ai më mirë do të kishte zgjedhur mikun e tij Joe Lieberman, i cili para se të kthehej në i pavarur kishte qenë demokrat. McCain iu dorëzua atyre që thanë se Palin ishte një zgjedhje më e mirë.
Fakti që ai ishte në pozitë për të zgjedhur një partner kandidimi ishte i habitshëm. Në verën e vitit 2007, fushata e tij u përplas me reagimin konservator ndaj nxitjeve të tij për reformën e emigracionit, e cila paralizoi mbledhjen e fondeve dhe shkaktoi një largim masiv të stafit. Përmes vendosmërisë së qartë, ai e detyroi veten të vazhdonte kur të tjerët kishin dhënë dorëheqejn dhe aleatët e kishin lënë në baltë.
Në fillim të asaj fushate, ai krijoi një grup të njëzëshëm në mbështetje të valës së Luftës së Irakut nga Bush, në një kohë kur urtësia politike si të tjerët, i bënte thirrje që ai të nxiste në drejtimin tjetër, të përfundimit të luftës. Disa i bënin thirrje politikës së Bushit për të dërguar më shumë trupa në Irak në një kohë kundërshtimi në rritje ndaj luftës së Doktrinës së McCain. A e pranoi ai këtë karakterizim, që iu kërkua në atë kohë?
“Jo,” u përgjigj ai. “Por unë jam i gatshëm ta pranoj atë si një parim të McCainit. Ky është momenti kur unë nënshkruaj, kur ngre dorën time dhe votoj për të shkuar në luftë dhe për të parë përmbushjen e misionit”.
Ai zgjodhi betejat e tij, zgjodhi mënyrën e tij të luftës dhe pastaj gjeti aleatë kudo që mundej qoftë në partinë e tij apo në partinë tjetër. Ai lulëzoi në bashkëpunimin ndërpartiak, kur ishte e mundur. Ai ishte pjesë e Grupit me 14 anëtarë, që drejtoi një krizë senati mbi emërimet gjyqësore. Ai ishte pjesë e Grupit me 8 anëtarë, që prodhoi një ligj gjithëpërfshirës të imigracionit që Senati miratoi dhe që u përballën me sukses me Shtëpinë e Bardhë.
Ai punoi me senatorin Edward M. Kennedy (D-Mass.). Politika e tyre ndryshonte, por kishin besime të njëjta si rruga drejt përparimit dhe dashurisë për institucionin e Senatit. Vdekja e McCainit erdhi pikërisht nëntë vjet pas Kennedy. Për të dy, shkaku i vdekjes ishte kanceri në tru.
Stili i McCainit, ishte ajo që tani është bërë i njohur si autenticiteti dhe transparenca. Ai i shfaqte hapur bindjet e tij, besimet, zhgënjimet, zemërimin dhe gjallërinë e tij. Ai nuk kishte frikë nga gazetarët, në fushatën e tij të vitit 2000, në autobuzin që ai e quajti Straight Talk Express, ai mbajti konferenca shtypi të cilat dukeshin se do zgjasnin pafundësisht. Në ato ditë, ai e quajti shtypin me humor, “baza ime”. Ai ishte dashamirës ndaj mediave.
Më vonë, kundër Obamës, McCAin ndjeu që thumbimi nga media, ishte shumë më pak i butë dhe që ishte më në favor të kandidatit demokrat se sa të tij. Ai nuk mund ta fshihte pakënaqësinë e tij. Por ishte fillimi i një epoke të ndryshme, të rrjeteve sociale, ndryshime që i vodhën atij pak nga spontaniteti që kishte shënuar personalitetin e tij.
Për tre vitet e fundit, McCain ishte një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Trump. Por në mënyra të ndryshme nga ato të Trump i cili e nënvleftësoi, McCainin si “jo hero” për shkak se ishte qëlluar në Vietnam. Kritikat e McCain ishin të bazuara në politikë dhe në pikëpamjet kundërshtuese që përfshinin botën, veçanërisht Rusinë dhe Vladimir Putinin.
Mesazhit të Trump “Amerika e para”, McCain ia ktheu me “Atdheu i pari”. Ka një ndryshim të madh.
McCain rrallë u lëkund në mënyrën se si udhëhoqi veten dhe politikën e tij, madje deri në fund. Por kohët ndryshojnë. Ai u pyet një herë nëse dikush mund të përsëriste drejtpërdrejtë Straight Talk Express, e në kohën e Twitter dhe të lajmeve që shpërndahen në minutë. Jo, tha ai me pak trishtim në zërin e tij, nuk do të ishte më e mundur. Vdekja e tij është një kujtesë jo vetëm për humbjen e një gjigandi në politikën amerikane, por edhe për nje epokë të re, me sfida të reja për brezin që duhet të ndjekë gjurmët e tij. A do ta ndjekë ndonjëri trashëgiminë që ai la pas?
Burimi: The Washington Post, autor Dan Balz
Shqipëroi: tvklan.al