Sipas analistit Baton Haxhiu, marrëveshja PS-PD i “kthen autoritetin Berishës”. Mbrëmjen e kësaj të Enjteje në “Opinion” ai shprehet me bindje se personi që po e stimulon këtë dakordësi mes palëve politike është kryeministri Edi Rama. Arsyeja? Për Haxhiun, ësht faktorizimi i qëllimshëm i Berishës.


Baton  Haxhiu: Që mos të faktorizohet fare në një moment kur në zgjedhje hyjnë dy partitë e mëdha dhe Lulzim Basha.

-Rama pse e bën këtë për të defaktorizuar Bashën?

Baton Haxhiu: Vijmë te pika kryesore…(iu kthehet Këlliçit e Salianjit) Ju këtu s’po thoni asgjë, e vërteta është ajo që po them unë.

Ervin Salianji: Ti je Zoti domethënë, ke monopolin e të vërtetës. Ti je perëndia…

Baton Haxhiu: Njeriu që e stimulon këtë lloj marrëveshje është kryeministri i Shqipërisë.

-Pse e stimulon ai?

Baton Haxhiu: Së pari, për të krijuar një qetësi në Parlament. E dyta, me faktorizu Berishën.

-Rama po tenton të faktorizojë Berishën?!

Baton Haxhiu: Natyrisht, natyrisht! E vetmja figurë, pasqyrë, fotografi që i duket i afërt për ta fituar për shkak të figurës së tij fizike dhe politike është Sali Berisha. Pse me kë do të bëjë betejë ai për ta pasur fitoren e sigurtë? Veç me Sali Berishën! Për faktin që Rama e faktorizon Berishën qëllimisht, e ndërton rrëfimin politik për të. Kjo i bie që këta e mendojnë se kanë shumicën dhe do jenë fitues të zgjedhjeve./tvklan.al