Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë është pritur me protesta. Shumë qytetarë u mblodhën jashtë qendrave të votimit duke drejtuar thirrje të ndryshme kundër qeverisë së Nicolas Maduro. Tensionet u përshkallëzuan pasi qytetarët kërkuan transparencë në procesin e numërimit të votave, teksa protesta pati edhe në vendet fqinje.
Venezuelianët në Argjentinë hoqën gardhet metalike që mbronin ambasadën e Venezuelës, ndërsa akuzonin qeverinë për vjedhje votash. Të zemëruar ishin edhe ata ata që jetojnë në Meksikë, të cilët u mblodhën para selisë së tyre diplomatike për të shprehur zhgënjimin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Tokio bëri thirrje për transparencë në numërimin e votave. Presidenti i Kilit dhe Uruguait gjithashtu reaguan duke denoncuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat nuk janë të parat që kontestohen.
Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013 ka thënë se vendi ka sistemin zgjedhor më transparent. Autoritetet venezueliane deklaruan se janë numëruar afro 80% e votave dhe Presidenti Maduro ka 51% të votave, krahasuar me 44% të kandidatit opozitar.
Udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, e cila ka udhëhequr fushatën elektorale vendosi të tërhiqej dhe ne vend të saj kandidoi Edmundo Gonzalez, një ish-diplomat 74-vjeçar. Sondazhet para zgjedhjeve e nxirrnin fitues përballë presidentit aktual.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të ndikojë akoma më shumë në Velenezulë. Gjatë 10 viteve të fundit, 7.8 milionë njerëz janë larguar nga vendi për shkak të krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi u zhyt nën drejtimin e Maduros.
Klan News