Uragani “Milton” ka mbërritur tashmë në Florida duke krijuar problemet e para. Ky uragan konsiderohet si stuhia e shekullit, pasi Florida nuk është goditur një stuhi e tillë në 100 vitet e fundit.

Kjo video e publikuar nga CNN tregon forcën dhe shkatërrimin e uraganit, edhe pse ende nuk ka goditur me gjithë fuqinë e vetë. Kulmin pritet ta arrijë pas disa orësh, kur gjatë mbrëmjes Florida do të jetë tërësisht nën mëshirën e “Milton”.

Erërat do të jenë me shpejtësi mbi 200 km/h, çka kanë krijuar që tani tornado të mëdha dhe të rrezikshme.

Tampa do të jetë zona më e prekur në Florida nga kjo stuhi.

Shumë banorë kanë braktisur shtëpitë dhe janë larguar pas paralajmërimeve të qeverisë amerikane dhe Presidentit Biden.

/tvklan.al