Uragani “Milton” godet pjesën jugore të Floridas. Erërat e forta kanë filluar të ngrenë nivelin e ujit në disa rajone. Uragani i cili u fuqizua brenda 24 orëve duke u klasifikuar momentalisht i kategorisë 4 ndodhet disa kilometra larg Tampes dhe Orlandos, dy qytetet që pritet të goditen rënde si pasojë edhe e erërave që shkojnë deri në 250 km në orë.
Presidenti Amerikan Biden në orët e vona ka bërë një thirrje për uraganin të cilin tha se është stuhia e shekullit. Ai kërkoi nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe t’i përgjigjen thirrjes për zhvendosje në zonat e sigurta. Ndërkohë sipas ekspertëve rreth 3% e prodhimit të brendshëm bruto të Amerikës ndodhet pikërisht në rrugën që pritet të përshkruaj Uragani.
Rrugët tashmë në shumë qytete janë mbyllur ndërsa banorët janë zhvendosur në strehimore. Administrata Biden bëri thirrje ndaj biznesve dhe kompanive të fluturimit që të mos abuzojnë me çmimet për shkak të fatkeqësisë që pritet të godasë Floridan.
Klan News