Qyteti që hyri në histori si qyteti i pavarësisë ështe Vlora, por në vigjilje të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ka qenë Tirana qe është kthyer në qendër të festimeve kombëtare, duke mirëpritur shqiptarë nga e gjithë bota.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga brenda dhe jashtë kufijve.
Ai vlerësoi rolin e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, që për të është platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve shqipfolëse, i cili forcon lidhjet kombëtare dhe evropiane.
Një fjalim në pritjen e kryebashkiakut i ishte rezervuar dhe kryeparlamentares, Elisa Spiropali.
Ndërkohë nesër kryeqyteti për të dytin vit rresht do të mirëpresë paradën e shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”.
Tv Klan