Tragjike është ngjarja e ndodhur mesditën e së martës në Gramsh, e tragjike janë dhe pasojat. Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të mërkure arrestimin e 4 adoleshentëve, të moshës 14 deri në 16 vjeç. Ata akuzohen se një ditë më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën për vdekje me thikë 16-vjeçarin Fatjon Bici (Lexo më shumë). I plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të së martës në lagjen “Sporti 2” të Gramshit, në rrugë. Ky sherr dyshohet se kishte nisur më herët në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes adoleshentët tentuan të largoheshin megjithatë u ndaluan nga policia. Atyre iu gjetën 3 thika dhe 2 përforcues grushti.

Në dëshmitë që gazetari Fatos Salliu mori një ditë më parë, nga bashkëmoshatarët e të rinjve, këta të fundit thanë se pas sherrit në rrjetet sociale, ata kishin lënë takim “për të treguar kush ishte më i fortë”./tvklan.al