Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka paralajmëruar se do të kërkojë ashpërsim të kodit penal pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën opinionin publik, ai I vrasjes së një 43-vjeçareje në Fier nga bashkëshorti dhe krimi makabër i ndodhur mëngjesin e të hënës në Korçë, ku një 41-vjeçar u mori jetën dy të miturve. Me shqetësim foli edhe për vendimet e gjykatave që sipas tij në jo pak raste kanë dhënë dënime të ulta.
Për kreun e opozitës krimet e tmerrshme në familje në Fier e Korçë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit në të cilën ndodhet shoqëria, ku politika ka rrolin e saj. Përmes një njoftimi për medait, Basha thotë se ka ardhur koha që politika duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri paralajmëroi ngritjen e strukturave për raportimin e dhunës. Duke folur nga Laçi, Tahiri kritikoi edhe politikën si frymëzuese të kësaj dhune pas fjalorit që përdoret çdo të enjte në parlament.
Tv Klan