Një dado kineze është ekzekutuar pasi ka nisur një qëllimisht një zjarr nga i cili mbetën të vdekur një nënë dhe tre fëmijët e saj në qytetin lindor të Hangzhou. Mo Huanjing, 35 vjeç, u dënua me vdekje për zjarrvënie në Shkurt.
Mendohet se ajo ishte zhytur në borxhe dhe shpresonte se “të shpëtonte” familjen nga flakët do t’i bindte ata që t’i jepnin më shumë para. Në vend të kësaj, zjarri në apartamentin e katit të 18-të e vrau Zhu Xiaozhen dhe fëmijët e saj, të moshës 6, 9 dhe 11 vjeç.
Sipas BBC, Lin Shengbin, bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve, ishte larg për biznes në kohën e krimit në qershor 2017. Mo, e cila përdori një çakmak për të nisur flakën në dhomën e ndenjes, u largua duke shpëtuar veten.
Lajmi i ekzekutimit provokoi një reagim të madh në rrjetet sociale ku Lin u tha 2,6 milion ndjekësve të tij: “Djalli Mo Huanjing është ekzekutuar më në fund”.
“Ndërsa dëgjova lajmin, lotët e mi nuk pushonin”, shkroi ai. “Telefonova prindërit e mi, nëna ime e dëgjoi dhe qau dhe tha se të gjithë e kishim pritur shumë këtë ditë”.
Rasti ka bërë bujë në Kinë kur u botua për herë të parë, pjesërisht për faktin se shërbimi i zjarrëfikëses kishte qenë i ngadaltë në reagim.
Ekipi i zjarrit e mohoi këtë, duke fajësuar presionin e ulët të ujit dhe nivelet e dobëta të sigurisë në ndërtesë./tvklan.al