Ishte nisur për të marrë detyrën, por rruga i është ndërpresë në mes. Polici i Shqiponjave Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë.
Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit rreth orës 13:15. Efektivi 28-vjeçar është përplasur në rrugë me Azgan Mernicën. Shkak i konfliktit është bërë hapja e krahut me makinë, pasi rruga është e ngushtë. Pasi kanë dalë nga makinat ata kanë debatuar për disa çaste. Në sherr e sipër 23-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar policin me një plumb në kokë. Pasi kreu krimin ai shkoi në shtëpinë e dajës ku la makinën dhe më pas u largua mes arave.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta të policisë së qarkut dhe ato RENEA. Fshati Baltëz u rrethua për kapjen e autorit, ndërsa kërkimet u kryen dhe nga ajri me anë të dronit.
“Autori është shpallur në kërkim nga Policia e Shteti, madje për të është vendosur edhe një shumë prej 30 mijë Eurosh. Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.”
Drejtori i qarkut kërkon dhe ndihmën e familjarëve të 23-vjeçarit për të bërë të mundur dorëzimin e tij ndërkohë për arrestimin janë ofruar 30 mijë Euro shpërblim.
“Jemi duke punjuar intensivisht për të kapur autorin. Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje familjarëve dhe autorit që të vetëdorëzohet pa pasoja sepse zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër.”
Dyshimet e para të policisë janë se autori është larguar drejt Vlorës. Policia po kqyr dhe kamerat e sigurisë në zona të ndryshme për të zbuluar lëvizjet e tij pas krimit.
Forcat e policisë dhe hetuesit kanë qenë edhe tek banesa e 23-vjeçarit, ku kanë marrë në pyetje familjarët.
Si autorët dhe viktima ishin me orgjinë nga Hasi dhe njiheshin me njërin-tjetrin ndërsa shtëpitë i kishin 500 metra larg njëri-tjetrit. Novruz Cenalia kishte rreth 4 vite që punonte në strukturat e policisë së qarkut. Në dy vitet e fundit ai ishte pjesë e skudrës “Shqiponja”.
Klan News