Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale zhvilluan këtë të premte një operacion masiv në Pogradec.





Siç raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi, autoritetet ndërmorën me dhjetëra kontrolle. Janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë Euro e lëndë narkotike.
Rreth 15 persona raportohet se u shoqëruan në komisariat.
RENEA rrethoi dhe ushtroi kontroll të imtësishëm edhe në banesën e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi, megjithatë ky i fundit nuk u gjet. Pritet njoftimi zyrtar i policisë.
/tvklan.al