Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armë zjarri pistoletë në rrugë, autorizim për të cilën kishte për ta mbajtur në banesë.
Sipas asaj që njofton policia arma të arrestuarit i është gjetur nga patrullimet e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, teksa është bërë e mundur sekuestrimi i armës së bashku me municionin e saj.
Materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz-Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.
Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.
Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.
Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al