Ky është 45-vjeçari i cili në gjendje të dehur qëlloi me armë 12 persona, duke përfshirë 2 fëmijë dhe ka plagosur 4 të tjerë në një restorant në  Malin e Zi.

Shumica e viktimave janë shënuar  brenda një restoranti në zonën e Cetinjes pas një debati verbal me pronarin e lokalit ku autori po pinte.

Në gjaknxehtësi e sipër ai vrau pronarin dhe dy fëmijët e tij të moshës 10 dhe 13 vjeç dhe një person tjetër. Autori më pas shkoi në tre vende të tjera, duke vrarë edhe persona të tjerë.

Personi i armatosur, i identifikuar nga policia si Aleksandar Martinovic, 45 vjeç, u vetëvra pranë shtëpisë së tij në qytetin e Cetinjes, pasi u rrethua nga policia.

Kur pa se ishte në një situatë të pashpresë, ai qëlloi veten”,  tha ministri i brendshëm Danilo Saranoviç i cili sqaron se autori ndërroi jetë teksa po transportohej në spital.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç e quajti ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare. Edhe presidenti Jakov Milatoviç reagoi duke thënë se ishte “i tmerruar” nga sulmi.

Spajiç tha se autoritetet do të konsiderojnë shtrëngimin e masave për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke përfshirë mundësinë e një ndalimi të plotë të armëve.

Klan News