Serbia është nën presion të madh për të njohur Pavarësinë e Kosovës. Kjo ka qenë porosia që Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka thënë simpatizuesve të tij në një tubim partiak në kryeqytetin serb. Por, Vuçiç u ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh pavarësisht se është bërë gabim që edhe një pjesë e madhe e serbëve ishte kundër zgjidhjes me kompromis. Ai ka thënë se nuk pret shumë nga takimi i liderëve ballkanik në Berlin me insistimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emanuel Makron.
“Tani e vetmja gjë që kërkojnë është të pranojmë Pavarësinë e Kosovës dhe asgjë më shumë. Do të ketë presione dhe nuk do të na pyesin më shumë se sa nëse misri duhet të jetë më i verdhë apo vetëm i verdhë. Ju lutem më dëgjoni. Askush nuk ka dashur zgjidhje përveç meje dhe presioni do të shtohet. Tani kemi situatën që na kërkojnë njohjen e Pavarësisë së plotë, as ndarje por vetëm një Kosovë të tërë të pavarur”.
Vuçiç ka thënë se Serbia më 6 Maj në gjashtë muaj nga tarifat doganore të Kosovës do të marrë masa ndaj Prishtinës.
“Nuk ka ngelur asgjë që shqiptarët nuk kanë bërë kundër Serbisë. Nuk kanë formuar asociacionin e komunave serbe dhe kanë vënë taksa. Kanë bërë një platformë nënçmuese dhe kanë miratuar ushtrinë, kundër Kushtetutës së tyre dhe përkundër asaj që edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ishte kundër, kjo shqiptarëve u lejua”.
Presidenti serb para takimeve me përfaqësuesit e tjerë ballkanikë dhe ftesës që ka marrë nga Gjermania, do të flasë së pari me përfaqësuesit rusë dhe ata kinezë. Ka thënë se nuk ka qasje në celular për ata që duan t’i bëjnë presion pa hequr taksat.
Tv Klan