“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi për Kosovën, do ndodhë një katastrofë”.
Paralajmërimi i fortë vjen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA. Kreu i shtetit serb theksoi rëndësinë e rinisjes së dialogut, për arritjen e një marrëveshjeje që sipas tij, duhet të jetë fitimprurëse për të dy palët.
“Drejtuesit kosovarë përditë i hedhin hi syve popullit të tyre me premtime të parealizueshme, sipas të cilave Prishtina do të marrë gjithçka dhe Beogradi asgjë. Detyra ime është t’u shpjegoj serbëve rëndësinë e një kompromisi me Prishtinën, çka nuk është një disfatë por një fitore. Serbët dhe shqiptarët janë popujt më të mëdhenj të Ballkanit
dhe është shumë e rëndësishme që të bien dakord për të garantuar stabilitetin e rajonit.”
Vuçiç i bëri thirrje Kosovës të anulojë taksën 100% për importet serbe e boshnjake. Presidenti serb vlerësoi rolin ndërmjetësues të Bashkimit Europian, ndërsa zërat se ka pasur takime sekrete me presidentin Hashim Thaçi, i ka quajtur “gënjeshtra të pastra”.
Tv Klan