Aktorë të tretë po rrezikojnë arritjet në procesin e integrimit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Forumin e Diplomacisë së Antalias, që u mbajt në Turqi duke iu referuar agresionit rus ndaj Ukrainës theksoi se BE duhet të shikojë me rëndësi thelbësore integrimin për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit.
Xhaxka tha se BE ka bërë një punë shumë të mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor por duhet te pershpejtojë procesin. Sipas Xhackës sulmi mbi Ukrainën rikonfirmoi atë ç’ka vetë Shqipëria e kishte thënë prej kohësh: Aktorë të tretë po ndërhyjnë për të zhbërë gjithë arritjet e deritanishme.
Gjatë fjalës së saj në panelin “Dialogu Pajtues në Ballkan”, Xhaçka tha se bisedë pas bisede me homologët evropianë ka konstatuar se Bashkimi Evropian nuk po e mendonte strategjikisht, nuk po adoptonte një qasje strategjike për sigurinë dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Integrimi evropian po ngecte tha Xhacka megjithëse kishim përmbushur të gjitha detyrimet që kishim, po mbahej artificialisht pezull dhe kjo krijoi një vakum. BE humbi besueshmërinë e saj”, tha kryediplomatja shqiptare.
Forumi i Diplomacisë së Antalias është një mbledhje e nivelit të lartë të profesionistëve që merren me diplomaci si liderë politikë, diplomatë, opinionistë apo akademikë. Ai paraqet një platformë për aktorët rajonalë dhe globalë nga sferat e diplomacisë, politikës dhe biznesit për të shkëmbyer ide dhe për të adresuar sfidat ndërkombëtare.
Klan News