Tre lojtarë të Barcelonës kanë tërhequr vëmendjen këtë fundjavë me reagimet e tyre ne rrjetet sociale.

Natyrisht është e njohur në të gjithë Spanjën që bordi i Barcelonës po punon jashtë orarit për momentin, për të mbyllur marrëveshjet për disa nga objektivat kryesore të transferimeve të verës.

Në qendër të agjendës mbetet lojtari i Athletic Club, Nico Williams, të cilin Deco dhe stafi i tij janë “të dëshpëruar” për të mposhtur konkurrencën e ekipeve të tjera

Negociatat, nga ana tjetër,  duket se janë në rrugë të mbarë me 22-vjeçarin që duket i prirur për të luajtur me Blugranat.

Disa nga lojtarët e rinj dhe të spikatur të Barcelonës po bëjnë pjesën e tyre për ta bërë Williams të ndihet i mirëpritur…

Lamine Yamal, Gavi dhe Alejandro Balde këtë fundjavë shkuan në seksionin e komenteve të postimit të fundit në Instagram të Williams

/tvklan,al