Kombëtarja shqiptare e femrave do të përballet me Rumaninë në një ndeshje miqësore më 3 Dhjetor në transfertë. Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i përfaqësueses kuqezi, Amir Grima ka ftuar në Kombëtare 20 futbolliste, tre prej të cilave do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi.
Viola Imeraj, e cila luan për ekipin e Dinamos së Zagrebit në Kroaci, Donika Dedaj, lojtare e Arau dhe Rreza Gashi, futbolliste e skuadrës së Malishevës në Kosovë.
Rikthehet në këtë grumbullim edhe sulmuesja Qëndresa Krasniqi, e cila nuk mundi të ishte në grumbullimin e kaluar për shkak të një dëmtimi. Skuadra do vijojë stërvitjet në Tiranë, deri më 1 Dhjetor, kur ekipi do të udhëtojë drejt Rumanisë.
Sfidë që i shërben stafit kuqezi për të testuar skuadrën dhe për të vëzhguar elementet e reja. Pak javë më parë, Shqipëria njohu edhe kundërshtarët e Ligës së Kombeve që janë Çekia, Ukraina dhe Kroacia.
Klan News