Diamantet blu e kanë këtë ngjyrë falë oqeaneve. Ashtu sikurse diamanti i famshëm Hope, që i përkiste mbretëreshës Maria Antonietta, këto diamante janë shumë të rrallë, antikë dhe janë krijuar në thellësitë e tokës, aty ku ndahet manteli i planetit tonë, pra rreth 410 deri 660 km nën sipërfaqe.
Por këto gurë të çmuar janë ngjyrosur pikërisht nga një element që është i pranishëm në ujërat oqeanike, bori, që ka tendencë të rrëshkasë në thellësitë e tokës falë lëvizjes së pllakave tektonike.
Konkluzioni është arritur falë analizave me rreze x dhe me teknologji të tjera të avancuara, që kanë zgjatur dy vjet. Ekipi i kërkuesve ka analizuar 46 diamante blu dhe projekti është financuar nga Këshilli i Europës.
Këta gurë janë formuar në shkëmbinj që kanë qënë të ekspozuar ndaj kushteve ekstreme, ndaj presionit dhe temperaturave, siç ndodh pikërisht në thellësitë e tokës, mes bërthamës dhe kores së planetit, e më pas në ta është fiksuar uji oqeanik, duke i dhënë edhe ngjyrën karakteristike.
Zakonisht diamantet janë krijuar në rreth 150 km thellësi, ndryshe nga diamantet blu, që rezulton se krijohen në thellësi më të mëdha.
Ky studim dëshmon edhe etapat dhe ndryshimet që ka pësuar planeti ynë përgjatë mijëra e milionave viteve të ekzistencës së tij.
Klan Plus