Kryeministri Edi Rama pritet të takohet këtë të martë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në fokus të diskutimeve pritet që dy udhëheqësit të kenë konferencën e donatorëve për tërmetin e Nëntorit që ra në Shqipëri, e që pritet të mbahet në Bruksel më 17 Shkurt.
Gjithashtu, kreu i qeverisë sonë bën të ditur se të mërkurën do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në këtë takim, Rama do të jetë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.
Kujtojmë që të hënën, kreu i ekzekutivit u takua me Kancelaren Angela Merkel. Dy liderët diskutuan për konferencën e donatorëve, por edhe për procesin e integrimit të vendit tonë. /tvklan.al