Në SHBA është zbuluar tuneli më i gjatë nëntokësor, i cili shërbente për trafikun e drogës nga kartelet meksikane. Rreth 1.3 kilometra i gjatë, tuneli shtrihej nga Tijuana, rreth 76 metra larg kufirit, e deri në kauntin e San Diegos në Kaliforni. Ai ishte pajisur me sistem ajrimi, elektricitet, hekurudhë, sistem karroce dhe me ashensorë tek secila hyrje.
“Ky tunel i sofistikuar tregon vendosmërinë dhe resurset financiare të karteleve. Pavarësisht se vazhdojnë t’i përdorin burimet e tyre për të hyrë në kufijtë tonë, DEA dhe partnerët tanë do të vazhdojnë punën që ata të dështojnë, që kufijtë tonë të janë të sigurta”, tha agjent special i DEA-s, John Callery në një deklaratë.
Ky tunel hetohej prej disa vitesh. Ai ishte ndërtuar rreth 70 metra nëntokë dhe ishte afërsisht 15 metra i gjatë dhe mbi gjysmë metri i gjerë. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, por hetimet vazhdojnë. Tuneli i dytë më i gjatë i gjetur nga autoritete amerikane është zbuluar sërish në San Diego në vitin 2014. Ai ishte 994 metra i gjatë./tvklan.al