Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Unikkatil ka reaguar për herë të parë për humbjen e rëndë të vëllait. Mentor Palokaj u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë më 2 mars.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, shoqëruar nga disa foto së bashku, Unikkatil ka ndarë dhimbjen e tij. Ai shkruan se edhe në momentet e fundit, vëllai kishte dashur mos t’i tregonin atij me frikën se do të pësonte diçka nga nxitimi. “Zemra ime u thye në miliarda copa”, shkruan dedikimi.

“My one and only, ti që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun më të mirë. Ti më deshe më shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv e sypatrembur. Trimi im! Edhe në momentet e fundit ke thënë mos të më tregonin mua, sepse ke pasur brengë se po pësoja aksident duke u ngutur të vija te ti. Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa…”,  duke përmbyllur me njoftimin për ceremoninë dhe përcjelljen mortore më 9 mars.

Pranë trupit të Mentor Palokajt u gjet një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Rrethanat e  ngjarjes mbeten ende të paqarta./tvklan.al