Postimi i fundit i Justin Bieber po shqetëson akoma më shumë fansat. Ai ndau me ndjekësit një foto, ku teksa qëndronte i ulur në biçikletë thithte një cigare duhan. Megjithatë shumë ndjekës të tij janë shprehur zemërthyer pas kësaj fotoje, ata nuk mendojnë se nuk ka qenë duhan, por drogë.
“Ky nuk është postimi i një 31-vjeçari, por i një adoleshenti”, shkroi një fans.

“Hiq drogën dhe rrit djalin tënd”, komentoi një tjetër.

Me një kapuç në ngjyrë “burgundy”, ai qëndron me kokën ulur, ndërkohë që nxjerr tymin e cigares që mban në dorë.





Kohët e fundit Justin Bieber është bërë qendër e vëmendjes sa i takon paraqitjes së tij. Megjithëse para pak kohësh ai pretendoi se ishte një baba i përkushtuar dhe se nuk vazhdonte të konsumonte drogë, postimi i fundit për fansat dëshmon të kundërtën./tvklan.al