Zhvillimi i sektorit të turizmit muajt e fundit po kontribuon në mënyrë direkte edhe në ekonominë e vendit, kjo pasi vihet re nga zgjerimi i shërbimeve.
Sipas INSTAT, indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, Bar dhe Restorante shënuan rritje në 3-mujorin e fundit të vitit 2024. Në sektorin e Hotelerisë e Strukturave Akomoduese indeksi i shitjeve neto shënoi rritje 7.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Shifra pozitive në këtë sektor shënuan edhe numri i të punësuarve me rritje prej 8.8%, krahasuar me tremujorin e katërt të 2023, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19.4% thuhet në raportin e fundit të INSTAT.
Sa i përket shërbimeve Bar-Restorante, indekset e treguesve të aktivitetit në 3-mujorin e fundit të 2024, shitjet neto shënuan rritje me 12.8%, krahasuar me tremujorin e të njëjtës periudhë të 2023.
Shifra pozitive rezultuan edhe për të punësuarit në këtë sektor shërbimesh me rritje prej 7.8%, krahasuar me tremujorin e katërt të 2023. Ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje me 11.2%, krahasuar me 3-mujorin fundit te vitit 2023 sipas Institutit te Statistikave.
Rritje shënuan edhe shërbimet Transport, Magazinim dhe Postë ku përfshihen transportin hekurudhor detar dhe ajror i mallrave.
Klan News