Banka e Shqipërisë ka çelur Javën Globale të Parasë 2025, nismë kjo që ka në qendër edukimin financiar të brezave të rinj.
Në fjalën e tij Guvernatori Gent Sejko vurti theksin tek rëndësia e kujdesit për të mos rënë pre e mashtrimeve financiare.
“Ka nevojë për një edukim të mirë financiar, jo vetëm në drejtim të përdorimit të këtyre sistemeve, por gjithashtu edhe të informacinit për tu mbrojtur nga keqbërësit dhe informacioni i gabuar”, shprehet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sejko foli edhe për sistemin kombëtar të pagesave në Euro që ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten të jenë rreth 100 milionë Euro.
“Gjithashtu ne kemi zeruar komisionet nga viti 2020 për pagesat deri në 20 mijë Lekë që kanë krijuar gjithashtu kursime për qytetarët dhe bizneset në vlerën e 700 milion Lekëve gjatë kësaj periudhe”, thotë Sejko.
Slogani kombëtar “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”, shpreh domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve financiare të zgjuara për një të ardhme të qëndrueshme.
Tv Klan