Banka e Shqipërisë synon të modernizojë sistemin e pagesave online dhe nga celulari për të krijuar sa më shumë lehtësira për qytetarët.
Sipas Guvernatorit Gent Sejko shumë shpejt do të ketë një sistem të ri pagesash nga smartfoni.
“Sfida e të ardhmes është modernizimi i sistemit të pagesave dhe dixhitalizimi i sistemeve të pagesave. Dhe në këtë drejtim ju keni dëgjuar që ne jemi bërë anëtar i SEPA-s dhe gjithashtu do të implementojmë sistem pagesash nëpërmjet celularit, është kloni i sistemit TIP-s që përdor Banka Qendrore e Italisë në gjithë Europën, dhe ne në Shqipëri do të implementojmë një sistem në përputhje me sistemin e Bashkimit Europian, i cili do t’u krijojë qytetarëve mundësi për të bërë pagesa 24 orë në 7 ditët e javës nëpërmjet celularit”, tha Gent Sejko.
Gjatë hapjes së Javës së Parasë, Guvernatori Sejko nënvizoi se nëpërmjet edukimit financiar synohet ndërgjegjësimi i të rinjve që ti referohen vetëm institucioneve të besueshme financiare, siç është edhe Banka Qendrore.
Klan News