Eksportet e mallrave shënuan vlera pozitive në Shkurt të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave ku rezulton se eksportet e arritën vlerën 34 miliardë Lekë, duke u rritur me 4.3% krahasuar me Shkurtin e 2024 dhe me 7.3% krahasuar me një muaj më parë.

Sipas INSTAT, në kontributin i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve gjatë Shkurtit të këtij viti kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11.1%, “Ushqime, pije, duhan” me +1.7% “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0.2 pikë përqindje.

Në muajin Shkurt 2025 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në krahasim me Shkurtin e 2024 janë: Kosova 63.7%, Greqia 10.2%, Gjermania 7.5%.

INSTAT nënvizon se importet e mallrave u ulën në Shkurt me 8.6% dhe arritën vlerën e 68 miliardë Lekëve, në krahasim me një vit më parë.

Pavarësisht shifrave të mësipërme, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina 16.6%, Greqia 10% dhe me 46.3% Spanja thuhet në raportin më të fundit të INSTAT.

Klan News