Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në vendin tonë në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar u rrit me 7.8%, krahasuar me tremujorin e katërt të 2023. Sipas Institutit të Statistikave, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 1.5%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

INSTAT nënvizon se në grupin “Ushqime, pije dhe duhan” volumi i shitjeve rezultoi me rritje prej 4.6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Ky tregues lidhet në mënyrë direkte edhe me sektorin e turizmit, nga i cili shtohet fluksi i vizitorëve, por njëkohësisht shtohet edhe konsumi, duke patur impakt pozitiv edhe në financat e vendit tonë.

Ndërsa shitjet për grupin “Artikuj jo-ushqimorë” është rritur me 5.9% në tremujorin e fundit të 2024, kundrejt të njëjtës periudhë të 2023.

Në grupin “Tregti hidrokarbure”, volumi i shitjeve është rritur me 13.7%, nënvizon Instituti i Statistikave në publikimin më të fundit.

Në ndryshimin vjetor prej +7.8%, në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me atë të 2023, në tregtinë me pakicë, grupet që kanë kontribuar më shumë janë “Artikuj jo-ushqimore” me +2.6 pikë përqindje.

Grupi “Ushqime, pije e duhan” ka kontribuar me +1.9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve” me +3.3 pikë përqindje evidentohet në raportin e INSTAT.

Klan News