Një zjarr ra në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjes këtë të martë. Dyshimet janë se shkak është bërë një shkëndije elektrike në tarracë.
Menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gazetarja Anila Sefa raporton se nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale të shumta në banesë.
Ndërkohë ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e një të moshuareje, e cila ishte e paralizuar./tvklan.al