Gjykata e Fierit ka dënuar me 7 vite e gjysëm burg të akuzuarin me iniciale S.H. për vepra të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 5 vite burgim.

Prokuroria njofton se pas kallëzimin në Komisariatin e Policisë Lushnje me 4 Qershor 2024, është provuar se i pandehuri ka kryer veprime të kundraligjshme dhe të drejtpërdrejta kundrejt mbesës së tij të mitur, E.H. të moshës 11-vjeçare. Këto veprime kanë qenë të përsëritura në kohë të ndryshme.

I pandehuri S.H. e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj organi procedues është vënë në dijeni nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe psikologia e shkollës së të miturës pasi ishin vënë re ndryshime drastike në sjelljen e saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, arriti në përfundimin se veprimet e kryera nga i pandehuri S.H kundrejt mbesës së tij të mitur E.H kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen, etj, dhe burimi i tyre vjen nga ngacmimet dhe veprat e turpshme që shtetasi S.H ka ushtruar kundrejt saj./tvklan.al