Të paktën 37 persona kanë vdekur në një zjarr masiv që përfshiu një qendër tregtare në Rusi. Sipas “RT”, ekipet e zjarrfikësve ende po luftojnë me flakët në qendrën tregtare në qytetin Siberian të Kemerovos, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Sipas raporteve paraprake zjarri shpërtheu pasdreken e së dielës në një dhomë për fëmijët, në katin e tretë të ndërtesës. Zjarrfikësit ia kanë dalë të nxjerrin nga qendra tregtare të paktën 120 persona, tha Ministria për Emergjencat Rajonale, ndërsa të paktën 30 persona janë dërguar në spitale.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, “TASS”, të paktën 69 persona, në mesin e të cilëve 40 fëmijë, rezultojnë ende të zhdukur. Media ruse raporton se rreth 1 200 metra çati dhe dysheme janë shembur. Zjarrfikësit kanë kontrolluar katin e parë të qendrës tregtare dhe po kërkojnë për të mbijetuar në katin e dytë. Ndërkohë, ata raportohet se e kanë të pamundur të futen në katin e tretë ku edhe ka shpërthyer zjarri.

/tvklan.al