Mbi 100 mijë protestues janë mbledhur në protestën e kësaj të shtune në qendër të Beogradit kundër korrupsionit qeveritar.

Protestat thuasje të përditshme që kanë nisur që nga nëntori i 2024 kanë sfiduar kontrollin e presidentit serb Aleksander Vuçiçit mbi pushtetin në Serbi si kurrë më parë në 13 vitet e tij në detyrë.

Protesta e kësaj të shtune është quajtur “15 për 15” pasi referohet me numrin e njerëzve që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sad më 1 Nëntor 2024. Ata mbajtën edhe një minutë heshtje për të nderuar të gjithë viktimat.

Që prej fillimit të protestave të njëpasnjëshme studentët kanë kërkuar drejtësi duke bllokuar edhe fakultetet e tyre. Një pjesë e mirë në Serbi për tragjedinë e Nëntorit fajësuan korrupsionin e përhapur të qeverisë, neglizhecën dhe mosrespektimin e rregullores së sigurisë së ndërtimit.

Ata thanë se edhe pas 4 muajsh kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ended dhe kërkojnë që të publikohet i gjithë dokumentacioni në lidhje me rikonstruksionin dhe të dënohen përgjegjësit.

/tvklan.al