Referendumi u propozua nga partitë radikale
Zvicerianët i thonë “Jo” daljes nga hapësira e përbashkët europiane për lëvizjen e lirë. Në referendumin e zhvilluar këtë të diel, 63% e votuesve u shprehën kundër daljes ndërsa 37% e tyre ishin pro. Rezultati është i qartë teksa procesi i numërimit të votave vijon ende.
Propozimi për shkëputjen nga e ashtuquajtura hapësirë “Schengen” erdhi nga Partia Popullore. Synimi i kësaj partie ishte që vendi të rikthente kontrollet kufitare për të përzgjedhur emigrantët që do të lejonte të hynin dhe jo sipas kuotave të Bashkimit Europian.
Kundërshtarët e këtij propozimi thanë se kjo do të shkaktonte recesion ekonomik dhe do t’i privonte qytetarët zvicerianë që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së të punonin e lëviznin lirisht brenda unionit.
Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por lejon lëvizjen e lirë duke përfituar edhe nga tregtia e lirë me vendet europiane dhe bashkëpunimi me Brukselin në fusha të tjera si transporti dhe arsimi.
Tv Klan