Rreth tri orë ka zgjatur takimi ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me Kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit asnjëri nuk janë deklaruar për media.
Ai paraprakisht ishte në Serbi ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjeve të arritura për normalizimin e raporteve përfshirë edhe Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe.
“Asociacioni është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme të shënohet përparim edhe para formimit të Asociacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat, fëmijët që lindin dhe në të gjitha këto të punojmë njëkohësisht. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua marrëveshja për asociacionin. Nuk mund t’iu ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë sikurse qytetarët evropianë”.
Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, zyrtari i lartë amerikan tha po ashtu se duhet të ketë një diskutim më të gjerë lidhur me integrimin e serbëve që jetojnë në Kosovë. Tha se ka pasoja për moskoordinim të veprimeve të Prishtinës me Uashingtonin.
Më 24 Tetor pritet të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.
Tv Klan