Si rrallëherë, Nicole Kidman ka folur për marrëdhënien e saj me Tom Cruise.

Kidman dhe Cruise ishin të martuar për më shumë se një dekadë, nga viti 1990 deri në vitin 2001. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Isabella, 31 dhe Connor, 29 vjeç. Pavarësisht marrëdhënies së tyre në atë kohë, aktorja e “The Family Affair” pranoi se të qenit grua e komplikoi marrëdhënien e saj me regjisorin e filmit ku luajti me Tom në vitin 1999.

“Ai kishte një marrëdhënie tjetër me Tomin. Ata punuan më shumë së bashku për personazhin e tij.”

Kjo nuk është hera e parë që Kidman flet për dinamikën që kishte me Cruise gjatë xhirimit të filmit  “Eyes Wide Shut”.

Ndërsa për martesën e tyre ajo ka folur 4 vite më parë.

Ne shkonim të argëtoheshim pasi xhironim skenat. Bënim gara në 3 të mëngjesit. Nuk di çfarë të them tjetër. Ndoshta nuk kam aftësinë e duhur të kthehem pas dhe t’i zbërthej gjërat siç duhet. Ose mbase nuk jam e gatshme”, u shpreh Kidman asokohe, duke lënë të kuptojë se Cruise i kishte thyer zemrën.

Pas divorcit të saj nga Cruise, Kidman u martua me Keith Urban në 2006-ën. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Sunday, 15, dhe Faith, 13./tvklan.al