Për dekada me radhë është vënë re se gratë mbi 40 vjeç në Hollywood bëheshin thuajse inekzistente. Ç’do të thotë kjo? Ka ekzistuar gjithnjë tendenca që atyre t’u jepen role figurante, edhe nëse kishim të bënim me ikona të kinemasë. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo gjë është përmirësuar vitet e fundit.

Tani, më shumë se kurrë, gratë në Hollywood po i marrin gjërat nën kontroll. Procesin e plakjes po e trajtojnë siç në fakt është, art! Disa nga filmat e këtij sezoni kanë pasur bum të jashtëzakonshëm dhe protagonistet janë pikërisht gra që aq sa i “luftojnë”, i duan rrudhat e tyre.

Amy Adams në rolin e një nëne që fillon të përjetojë gjëra surreale gjatë natës.

Përshembull, filmi horror me protagoniste Demi Moore “The Substance”, filmi i drejtuar nga Gia Coppola “The Last Showgirl”, i cili shënon filmin e parë të Pamela Anderson në 34 vjet apo drama erotike “Babygirl” me aktoren Nicole Kidman.

“The Last Showgirl” gjen Shelly-n (Pamela Anderson) në një pikë kritike. Shfaqja e saj në Las Vegas anulohet krejt papritmas…

Ndonëse çdo film e trajton këtë temë në mënyrë unike, ajo që i bashkon është mënyra se si personazhet e tyre komplekse përballen me realitetin e ashpër dhe njëkohësisht emocionet e brendshme.

“The Substance”, Demi Moore luan si Elisabeth Sparkle, një aktore që i nënshtrohet një procedure misterioze e cila premton t’i krijojë një version të përmirësuar të vetes.

Fuqia e filmave nuk qëndron vetëm te ‘ndihma’ ndaj këtyre personazheve për të rritur vetëvlerësimin e tyre, por edhe në të kuptuarit se sa shumë frustrohen artistet e famshme kur pamja e tyre ndikon në karrierë.

/tvklan.al