Revista “Time” ka zbuluar emrat e personazheve që janë pjesë e listës “Gruaja e vitit”. Pjesë e këtyre emrave është aktorja e njohur, Nicole Kidman. Në listën e 13 grave, producentja australiane Nicole Kidman po njihet për punën e saj në Hollywood.

“Time” vëren se në vitin 2017, Kidman u zotua të punonte me të paktën një regjisore çdo 18 muaj dhe në 8 vitet që pasuan ka bashkëpunuar në total me 19 gra për projekte të ndryshme në film dhe TV.

“Faleminderit shumë, revista “Time” për këtë nder të jashtëzakonshëm”, ka shkroi Kidman në një postim Instagram.

Lista është vazhdim i projektit të “Time” – “Gratë e vitit”, i cili njeh dhe nderon 100 gra për kontributin e tyre në botë. Më 25 Shkurt do të ketë një mbrëmje gala të organizuar nga stafi i revistës “Time”, ku pritet të jetë e pranishme edhe aktorja e njohur.

Klan News