512 persona të shtruar në spitale
Shqipëria vijon të shënojë numër të lartë viktimash në 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 persona kanë humbur jetën në 4 spitalet Covid. Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina dhe 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58-86 vjeç.
Edhe numri i infektimeve vijon të mbetet e i lartë. Nga 3994 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid, 1152 qytetarë. Kryeqyteti vijon të mbajë numër të lartë të infektuarish me afro gjysmën e tyre, me 510 raste, e ndjekur nga Durrësi me 143, Lushnja me 74 raste, Fieri me 58 raste, Kavaja me 44 raste dhe Korça me 38 raste. Në vend janë afro 35 mijë raste aktivë Covid. Më shumë se gjysma janë në Tiranë me afro 21 mijë raste.
Numri i të shtruarve në spital vijon të mbetet i lartë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Por fatmirësisht, 740 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan