Sipas bashkisë së Durrësit, brenda pak ditësh pritet të përfundojnë procedurat për kompleksin e banimit, duke u hapur rrugë këtyre familjeve për t’u vendosur në shtëpitë e tyre të reja. Ndërkohë që Ujësjellësi sqaron se kanë përfunduar lidhjen e linjës kryesore të furnizimit me ujë për pallatet dhe ka instaluar dy depozita qendrore që do të mbulojnë nevojat e të gjitha familjeve.
Tani kërkohet që çdo banor të paraqitet pranë zyrave të institucionit për të aktivizuar kontratat individuale. Procesi përfshin dhënien e të dhënave të sakta, si hyrja e apartamentit, kati dhe numri i kontaktit. Pa përfundimin e këtyre procedurave, lidhjet individuale të furnizimit nuk mund të realizohen.
Nga ana tjetër, OSHEE ka deklaruar se po punohet për instalimin e matësve të energjisë elektrike. Procesi ka pësuar vonesa për shkak të tenderimit për pajisjet e reja, por institucionet garantojnë se puna është në vijim dhe do të përfundojë sa më shpejt.
Në pritje të përfundimit të procedurave, të gjithë banorët do të akomodohen në apartamentet e tyre para këtij viti. Banesat e tyre të mëparshme u shembën pas dëmeve të rënda të shkaktuara nga tërmeti i pesë viteve më parë. Pallatet e rindërtuara ndodhen në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrugët “Lura” dhe “Ahhmet Dakli”.
Klan News