21 në terapi intensive, 7 të intubuar

Situata në dy spitale Covid vijon të jetë alarmante. Në 24 orët e fundit ka ardhur rritje numri i pacientëve që kanë patur nevojë për t’u reanimuar dhe atyre që janë vënë në frymëmarrje të drejtuar.

Sipas burimeve zyrtare, sot në dy spitalet Covid po trajtohen 174 paciente, prej të cilëve 21 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shefqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar  edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësore janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negative me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan