Një 19-vjeçare e cila dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur 7 vjeçar.

Sipas asaj që bën të ditur policia, e reja është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.

Ndërkohë i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor”, njofton policia./tvklan.al