Në një reagim në platformën X presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “Putin po i gënjen të gjithë” në lidhje me situatën në rajonin Kursk dhe për marrëveshjen e armëpushimit.
Forcat ukrainase pushtuan territorin e rajonit Kursk të Rusisë në një sulm të befasishëm verën e kaluar, por forcat ruse e i rimorën dalë nga dalë.
Putin ka deklaruar se ushtarët ukrainas tashmë janë të rrethuar nga forcat ruse, por Zelensky deklaroi se nuk ka prova për këtë gjë.
“E vërteta është se Putini tashmë e ka zvarritur luftën për gati një javë pas bisedimeve në Jeddah. Dhe ai do të vazhdojë ta zvarritë atë”, është shprehur Zelenksy.
/tvklan.al