Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”.

Si pasojë policia ka arrestuar 80-vjeçarin J. K., i cili drejtonte mjetin, që përplasi motomjetin me të cilin lëvizte i riu.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./tvklan.al