Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë për të aplikuar disa kufizime të udhëtimeve për qytetarët e huaj të dhjetëra vendeve.

Në listë janë gjithsej 41 vende të ndara në tre grupe të veçanta. Grupi i parë prej 10 vendeve, duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut ndër të tjera, do të vendoset për një pezullim të plotë të vizave.

Në grupin e dytë,qytetarët e pesë vendeve Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut do të përballen me pezullime të pjesshme që do të ndikojnë në vizat turistike dhe studentore.

Në grupin e tretë, gjithsej 26 vende që përfshin Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin ndër të tjera do të konsiderohen për një pezullim të pjesshëm të lëshimit të vizave amerikane.

Një zyrtar amerikan paralajmëroi se mund të kishte ndryshime në listë dhe se ajo duhet të marrë dritën jeshile nga administrata, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio.

Trump firmosi ​​një urdhër ekzekutiv më 20 Janar, duke kërkuar një kontroll më të rreptë për çdo të huaj që shkon në SHBA.

Klan News