Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi është konstatuar se ai përkundrejt fitimit 600 deri në 800 Euro ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu blutë informojnë se i arrestuari në bashkëpunim me një person me inicialet K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin grek.
“Intensifikohet kontrollet dhe veprimet hetimore e operacionale me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Border”. Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçe, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të Kufirit Jeshil Kapshticë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green Border”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin Grek. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas këtë veprimtari kriminale e ka kryer dhe më parë në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar në Greqi nga Policia greke , pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të DVKM Korçë dhe Policisë Kufitare greke”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al