AirPods, një nga produktet më popullore të Apple pas iPhone duket se do të përmirësohet. Sipas Bloomberg, Apple po shton një opsion përkthimi në kohë reale që do të prezantohet në përditësimin e programit.

Kjo risi do të funksionojë pa nevojën që t’i kërkohet Siri për të dëgjuar një gjuhë të caktuar. Opsioni do të dallojë automatikisht që po flitet në një gjuhë tjetër dhe do të përkthejë në gjuhën tuaj.

Pixel Buds nga Google e kanë këtë opsion që prej vitit 2020. Me shtesën e aplikacionit Translate në  iOS 14, Apple ndërmori një hap të madh, por pa e zgjeruar më tej këtë plan.

Përditësimi pason një tjetër risi të AirPods, mundësinë për të testuar dëgjimin duke përdorur AirPods Pro. Përkthimi në kohë reale mund të jetë një arsye shtesë që përdoruesit të mos i heqin më kufjet.

Shtuar këtu fjalët se Apple mund të integrojë matjen e rrahjeve të zemrës siç bëri me Beats Powerbeats Pro 2, lë vend për t’u nënkuptuar që kufjet mund të kthehen në një aksesor të pandashëm si Apple Watch.