Stuhia gjeomagnetike që përfshiu Tokën majin e vitit të kaluar ka lënë pas dy unaza që na rrethojnë të ngarkuara. Janë të përkohshme dhe janë të pozicionuara mes dy fashave të Van Allen, që janë zona me formë unaze ku pjesëzat me energji të lartë janë të pozicionuara gjithmonë aty nga fusha magnetike e planetit tonë.

Zbulimi është bërë nga një satelit i vogël i NASA-s dhe është publikuar në revistën Space Physics. Shkenca po përpiqet të kuptojë sesi stuhitë gjeomagnetike mund të godasin teknologjitë tona dhe sesi këto unaza të ngarkuara me rrezatime ndikojnë në sigurinë e fluturimeve hapësinore, por edhe të satelitëve që janë të pozicionuar në orbitë.

Dy unazat e krijuara janë ndryshe nga ato që njihnim deri tani, pasi në atë të brendshme përveç elektroneve, gjenden edhe protone me energji tejet të lartë dhe kjo ndoshta si pasojë e intensitetit të lartë dhe natyrës specifike të stuhisë diellore që i shkaktoi. Zakonisht këto unaza qëndrojnë jo më shumë se një muaj, por në rastin konkret njëra është zhdukur pas 3 muajsh, ndërsa tjetra është ende aty.

Klan News