Dielli përshendet vitin e ri 2025 me spektakël, duke sjellë aurora boreale kudo nëpër Tokë. Magjia e netëve të para Janarit, është shijuar në shumë vende të hemisferës tonë, në lartësi mjaft të ulëta, ku dritat veriore nuk janë të zakonshme.

Kjo ka ndodhur si pasojë e stuhive intensive diellore që kanë sjellë fuqinë e ylilt tonë duke gjeneruar harqe të kuq dhe fenomene pasuese si aurorat, duke bërë qiejt e netëve të ndriçuar me ngjyra të shumta.

Këto fenomene janë parë në Amerikën e Veriut, në Skandinavi, e shumë vende te tjera, e deri në Italinë fqinje, edhe në ishullin e Sardenjës.

Sipas astrofizikantëve, stuhitë diellore do të vijojnë edhe përtej datave 3 dhe 4 Janar, netë të bukura ku përveç dritave veriore do të nisë edhe spektakli i yjeve që bien dhe planeti Mars që ndodhet në pikën e tij më të afërt me tokën, duke i bërë më të ndritshme e shkëlqyeshme netët e planetit tonë.

Klan News