Anija kozmike e NASA-s ka bërë sot historinë, duke ia dalë t’i rezistojë afrimit më të afërt ndonjëherë me Diellin.
Shkencëtarët e morën sinjalin nga Sonda Diellore Parker, pak para mesnatës të së enjtes, kjo pasi kishte qenë jashtë komunikimit për disa ditë gjatë fluturimit të saj të planifikuar.
NASA është shprehur se sonda ishte e sigurt dhe funksiononte normalisht, pasi kaloi vetëm 3.8 milionë milje, afërsisht 6.1 kilometra nga sipërfaqja diellore.
Në faqen e internetit, NASA përshkruan lëvizjet e sondës, duke treguar se ajo ka lëvizur deri në 692 mijë kilometra në orë, teksa anija kozmike ia doli të durojë temperatura deri në 980 gradë Celsius.
Sonda u zhyt në atmosferën e jashtme të yllit tonë në prag të Krishtlindjes, duke i rezistuar temperaturës dhe rrezatimit ekstrem. Qëllimi i afrimit sa më shumë me Diellin, është pjesë e një kërkimi për të kuptuar më mirë se si funksionon Dielli.
“Ky studim nga afër i Diellit lejon Parker Solar Solar të bëjë matje që i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali nxehet në miliona gradë, të gjurmojë origjinën e erës diellore (një rrjedhë e vazhdueshme e materialit që ikën nga Dielli), dhe të zbulojë se si grimcat energjike përshpejtohen në shpejtësinë afër dritës,” njoftoi NASA.
Nicola Fox, kreu i shkencës në NASA, u shpreh pak ditë më parë se për shekuj, njerëzit e kanë studiuar Diellin, por nuk e kanë përjetuar eksperiencë e të qenit pranë tij.
/tvklan.al